Asnjë surprizë, Juve në finalen e Championsit

09.05.2017 22:07:32

Juventus është finalisti i parë i Uefa Champions League. Bardhezinjtë u rikthyen në finalen e kompeticionit pasi mundën dhe në ndeshjen e kthimit Monaco me rezultatin 2-1 dhe pse një këmbë e kishin vendosur në finale që në raundin pasardhësh kur fituan 0-2 në transfertë. Në “Juventus Stadium”, bardhezinjtë thjesht zyrtarizuan kalimin për më tej dhe e bënë mjaft shpejt duke mbyllur llogaritë që në pjesën e parë falë një epërsie të dyfsihtë. Mandzukic shënoi i pari në minutën e 34-tërt ndërsa para pushimit Dani Alves realizoi dhe golin e 2-0. Me 2 gola epërsi pas pjesës së parë, menaxhimi i rezultatit të përgjithshëm ishte shumë i thjeshtë për ekipin e Allegrit pavarësisht se në fraksionin e dytë, Monaco arriti të shkurtojë diferencën me talentin Mbappe që shënoi në minutën e 64-tërt duke vulosur rezultatin përfundimtar në 2-1 me Juventusin, që në Kardif përgatitet tashmë të gjejë përballë me shumë mundësi Realin e Madridit, i cili niset shumë i favorizuar përballë Atletikos së Madridit falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë. /supersport.al/