Asociacioni, Albert Rohan thotë se do të bënte përmirësime

11.06.2018 22:12:09
Albert Rohan shfaqet i gëzuar sa herë dëgjon lajme të mira nga Kosova. Shtetin e ri ndërmjetësi austriak e cilëson si foshnje të veten, meqenëse ia ka hartuar statusin e Pavarësisë.

Ai nuk ka asnjë dyshim që pakoja e njohur si Plani i Ahtisaarit për Kosovën ishte pothuajse perfekte.

Mirëpo, zëvendësi i Marti Ahtisaarit do të bënte përmirësime në pikat që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe, po qe se gjërat do të ishin kthyer dhe një herë në dorën e tij.

Këto komente, diplomati i rryer i bëri në dokumentarin ekskluziv “Miqësia e panjohur e austriakëve”  në Klan Kosova.