Asociacioni o KM Hoti, nuk levërdisë Serbisë shkaku i serbëve, po shkaku i kontestimit tē shtetndërtimit të Kosoves

10.09.2020 23:42:06

Nga: Fadil Maloku

 

 

  1. Fillimisht! Përse, KM Hoti po e rinegoconi Asociacionin (kur dihet që shefi e mentori Juaj, në vitin 2015 vëri një nënshkrim) në Bruksel, kur kemi një vendim nga Gjykata vendore? Dilemën rreth ASOCIACIONIT, duhet kuptuar që të gjithë NE se: s’qëndron gjithaq tek (mos)formimi apo jo i Tij! Ngase, Ai edhe ashtu do formohet (!), dilema dhe frika e vetme e: serbëve dhe duket edhe e opozitës kosovare (por, jo edhe “deliriumin dhe vetëknaqësinë Washingtoniane” të KM konjuktural Z. A.Hoti) po ndërlidhet me shkallaren e fuqisë apo kompetencave që do t’i ketë ky ASOCIACIONI (Zajednica)! Serbët lokalë, me abstenimin apo edhe refuzimin e tyre këmbëngulës tash dy dekadësh e dëshmuan haptas: jolojalitetin ndaj “shtetit të Kosovës”. ATA, me fajin tonë dhe synimin e tyre i krijuan vetes hapësirë të mjaftueshme për të realizuar (gjoja!) entitetin (jo vetëm kombëtar, se ai po rindërtohet nga vetë shteti serb!) e një lloj veçantie: subkulturore, subshtetërore, subautonomiste. Synimi i tyre dhe shtetit serb (s’ka dilema më!) është që përmes asociacionit ta materializojnë këtë shtetësie, e pse jo edhe republike (në të ardhmën) në kuadër të Kosovës!
  2. Thënë, edhe më thjesht: ASOCIACIONI për pushtetarët e Kosovës dhe serbët lokalë do mbetet një “fushëbeteje” permanente, ku do të thyhen shtizat e shkallares së shtetësisë serbe brenda Kosovës. Në këtë proces, Serbia në Bruksel, de facto (por, akoma jo edhe de jure) arriti mjeshtërisht të “problematizojë” të drejtat e serbëve kosovarë, duke i mbajtur dhe ushqyer me shpresën e: federalizmit, konfederalizimit, bile edhe të ndarjes së Kosovës. Tani asaj i nevojitet vetëm t’i legalizojë dhe legjitimojë këto të “drejta” gjoja të munguara për serbët kosovarë (!) përmes mekanizmit të ASOCIACIONIT, (alias: ”Kalë Troje”) i cili në të ardhmen Kosovës (as që diskutohet!) do i sjellë shumë telashe të natyrës: politike, competitive dhe sosh të sigurisë dhe stabilitetit…Duke hapur kështu mundësinë edhe të shkëputjes copëtimit.
  3. Pra, Serbia, nuk po insiston në ASOCIACIONIN (Zajednicën) aq shumë shkaku i të drejtave tē serbëve etnik se ata (edhe ashtu me Planin e Ahtisarit, që është instalu edhe në kushtetutën tonë) për nga tē drejtat etnike janë prijatar dhe etnia mē e superprivilegjuar në Europë, por, shkaku se; përmes ASOCIACIONIT, ajo si mē thjeshtë planifikon me saktësi milimetrike se si ta ngufatë, (e madje duke e problematizuar përherë) edhe si ta ngadalësojë procesin e integrimit tē Kosovës nē BE-ne. Por, si imperativ në këtë “rrugëtim historik” ajo si synim imediat e ka kontestimin e procesit tē shtetndërtimit dhe konsolidimin e demokracisë në Kosovë.