Asociacioni pas shpërbëries së strukturave paralele, tha Tahiri

03.07.2017 16:32:47

Ministri në detyrë e Dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se një ditë para se Qeveria e Kosovës të marrë vendim për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të eliminohen strukturat paralele të mbetura në Kosovë.

Tahiri në një intervistë për Kossev tha se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë një nivel i tretë të pushtetit në Kosovë.

“Serbia po e bllokon marrëveshjen për drejtësisë, energjinë, njohjen e diplomave. Kosova po e bllokon formimin e komunave serbe. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë një nivel i tretë i pushtetit në Kosovë”

” Ai do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Hartimi I draft statutit do të ketë disa faza dhe në mënyrë të sinkronizuar do të kryhet procesi i heqjes së institucioneve të mbetura paralele ” – tha Tahiri, transmeton KK.