Assadi i përdori armët kimike në Siri

13.01.2017 21:45:56

Hetuesit ndërkombëtarë për herë të parë kanë theksuar se besojnë që presidenti sirian Bashar al-Assad dhe vëllai i tij janë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në konfliktin sirian, bëhet e ditur në një dokument që ka siguruar Reuters.

Ndryshe, gjatë konfliktit disavjeçar në Siri jetën kanë humbur qindra-mijëra persona, ku pjesa më e madhe e tyre janë civilë, për çka organizatat humanitare, SHBA-të dhe aleatët e tyre kanë shprehur dyshimin shumet që forcat qeveritare të Assadit kanë përdorur arë kimike kundër popullatës civile.

Pas raporteve për përdorimin e ramëve kimike, është arritur marrëveshja që armët kimike që posedonte regjimi sirian të largoheshin nga ky shtet, transmeton KosovaPress.