Assadi – Putinit: Jam i pikëlluar nga rrëzimi i aeroplanit rus

25.12.2016 15:00:32

Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, ka thënë sot se është pikëlluar nga lajmi se një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar në Detin e Zi, rrugës për në Siri, sepse, sipas tij, anëtarët e aeroplanit kanë dashur ta festonin fitoren e ushtrisë së tij në Aleppo, duke shtuar se lufta kundër militantëve islamikë nuk do të preket nga kjo.

Në një mesazh ngushëllues dërguar presidentit rus, Vladimir Putin, Assad ka thënë se dy vendet e tyre janë partnere në luftë për të vënë themelet e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Siri, transmeton Express.

Forcat qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia, i kanë përzënë rebelët e fundit të mbetur në qytetin e Aleppos, të enjten e kaluar, pas disa vitesh luftë. Ndërkohë, sot në mëngjes aeroplani ushtarak rus “Tu-154”, me 92 persona në bord, përfshirë dhjetëra këngëtarë të Korit të Ushtrisë së Kuqe, valltarë dhe anëtarë të orkestrës, u rrëzua