Ataku kardiak i merrr jetën kryetarit të Bashkisë së Kolonjës

25.09.2016 10:16:01

Ataku kardiak, i ka marrë jetën kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Arben Malo. Policia ka njoftuar se 45-vjeçari Malo ndërroi jetë në banesën e tij rreth mesnatës. Arben Melo u zgjodh në krye të kësaj bashkie në juglindje të vendit në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

45-vjeçari më parë ka qenë drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në qarkun e Korçës ndërkohë që për një periudhë të gjatë ka qenë dhe kryetar i PS për Kolonjën. Që nga krijimi i LSI është bërë pjesë e kësaj force politike.