Atalanta i merr 1 pikë Juventusit

28.04.2017 23:12:54

Atalanta mori një pikë të rëndësishme për Europën pasi barazoi 2-2 me Juventusin në “Atleti Azzurri” në një ndeshje ku pati shumë emocione dhe përmbysje rezultati deri në fund. Berisha ishte sërish protagonist për formacionin vendas me pritjet e tij që rezultuan vendimtare në marrjen e këtij barazimi. Atalanta mori e para epërsinë me golin e Contit në minutën e 45-të, por përgjigja e Juventusit në pjesën e dytë nuk vonoi me Spinnazolën që i gjendur nën presionin e Bonuccit dërgoi gabimisht topin në rrjetën e tij.

Gjithsesi emocionet dy ekipet i kishin rezervuar për në fund, me Alveshin që i dha epërsinë Juventusit në të 83-tën duke mposhtur për herë të dytë Berishën. Para fundit megjithatë Atalanta mori një pikë të merituar duke barazuar me Freulner. Një pikë e rëndësishme për të dyja ekipet me Atalantën që afrohet më shumë me kualifikimin europian e Juventusin që vendos njërën dorë te titulli kampion./supersport.al/