Atalanta përmbysë Romën, Lazio mposht Genoan

20.11.2016 17:26:00

Atalanta e Etrit Berishës i jep një leksion të vërtetë futbolli Romës. Skuadra që drejtohet nga Gasperini ka dhuruar një tjetër paraqitje fantastike duke dominuar ndeshjen ndaj verdhekuqve, dhe duke e fituar me shumë meritë.

45 minutat e para ishin të barabarta me raste në të dyja portat, por verdhekuqtë arritën që të kalonin në avantazh falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Paredes. Berisha bëri dy ndërhyrje mjaft të mira ndaj Salah.

Fraksioni i dytë u dominua totalisht nga vendasit që gjejnë golin e barazimit me Caldarën. Në fundin e kohës së rregullt Gomez rrëzohet në zonë dhe për gjyqtarin ka penallti. Nga pika e bardhë shkon Kessie që e dërgon topin qetësisht në rrjetë duke i dhënë mundësinë ekipit të tij të marr një fitore që e mban në vendin e 5-të në renditje.

Lazio fitoi 3-1 ndaj Genoas, teksa Strakosha pësoi golin e parë në kampionat, por më pas ekipi i tij përmbysi gjithçka duke marrë 3 pikë të tjera.