Atdheu im / poezi nga Lejla Hoti

20.09.2019 10:09:06
Atdheu im

Poetin nuk e vret vetem
plumbi a litari
Poetin e vret loti i fëmijës këmbëzbathur
e barkthatë
strukur buzë lumi
mbi Urë Guri a në trotuare

Poetin e vret
buzëqeshja
e liria e rrëme
që disa thanë se e sollen dikur
fjalë goje ishte ajo
Liri e gëdhendur në gurë
përditë shohë
fëmijë më lotë në sy
e nëna të pikëlluara shumë
kërkojnë trupat e djemeve të vrarë
s duan në lapidare as buste bronzi a në gurë
duan varret e djemeve t’i kene pranë
në tokën e tyre për të cilën ranë…

Atdheu im

Poetin s’vret vetem plumbi
e vret edhe fjala
e vret edhe loti
e vret dhembja jote
kur disa pamëshirë
copat ti shkyejnë
e dikujt tjeter ja dhurojnë

Atdheu im

Poetin e vrete pamumdesia
qe s’ mundete Zot të dale
Poetin e vret
tradhetia
Poetin e vret
edhe një fjalë
e vetem një fjalë
Ajo bëhet plumb
e udhëton me dejet e tij
aty ku shkilen më këmbë
fluturat mbi lule
aty ku vriten zogjtë ne flutum
e di, s ka liri

Atdheu im