Atelie e shpirtit…

09.10.2019 22:47:26
Nga Luan Kalana
Kisha ëndërruar në jetë
të kem një studio, atelie,
të zhgaravisja imazhe me penel,
të gërmoja me daltë si skluptor,
të bëja bustin e shpirtit njerëzor.
Kotësi, mbeta me blloçka në xhep,
mbi fletorkat e nxënësve të mi,
tërë jetën korrigjime hartimesh,
as makinë shkrimi, vetëm dorëshkrime,
krijimet letrare humben redaksive.
Duhej të kalonim oqeane dhe shekuj,
tryeza me penë e bojë mbetën relike,
epoka elektronike po pushton njerinë,
robotet modernë, celularët magjikë,
ekranet varrosën libraritë.
Nuk u bëra dot as artist e poet,
as anëtar i Lidhjes apo Akademisë,
mbeta ushtar pa grada e ofiqe,
atelieja ime mbeti krijesë në shpirt,
pa nam dhe lekë,
shkronjës i thjeshtë.
@ Shkronjesi Modest.