Atentat në Vlorë, shënjestra një 23 vjeçar

12.12.2017 21:45:06

Një 23 vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri nga dy persona të martën në hyrje të qytetit të Orikumit.

Burimet nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti, ku dy shtetasë pasi janë afruar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të D.B, 23 vjeçar, ndërsa qëndronte në rrugë.

Mësohet se 23 vjeçari është plagosur në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.