Atentati në Turqi, arrestohen 118 anëtarë të partisë pro kurde

12.12.2016 12:34:53

Rreth 118 eksponente të Partisë Demokratike filokurde, janë arrestuar në Turqi pas atentatit në Stamboll, i cili shkaktoi të paktën 44 të vdekur. Sulmi është marrë përsipër nga grupi ‘Tak’, një degë “disidente” e Partisë Punëtore të Kurdistanit. Siç shkruan gazeta “Hurriyet”, mes personave të arrestuar figurojnë liderë provincialë të paertisë së Stambollit dhe Ankrasë, Aysel Guzel dhe Ibrahim Binici.

Shumica e arrestimeve janë kryer në qytetin Manisa (51), ndërsa në 25 janë arrestuar në Adana, 17 në Ankara, 20 në Stamboll, etj. Rreth 500 forca policie janë angazhuar në aksion.

Divizioni anti-terrorizëm i policisë, ka kryer njëkohësisht pesë operacione në selitë e partive, duke sekuestruar kompjutera dhe dokumente. Gjysma e arrestimeve ka ndodhur në provincën e Mersinit, në jug-lindje të Turqisë, ndërsa pjesa tjetër e operacioneve është kryer mes Stambollit, Ankarasë, Adanasë dhe Manisës.

Në provincën e Ankarasë janë arrestuar 17 anëtarë të Hdp-së, mes të cilëve është edhe sekretari i përgjithshëm Ibrahim Binici. Është ndaluar edhe sekretarja provinciale e Stambollit, Aysel Guzel, së bashku me 19 persona të tjerë.