Atentati në Vlorë, ja kush është 32-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash

15.01.2017 19:45:19
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin në qytetin e Vlorës i ndodhur rreth orës 18:00 tek “Ish-Parku i Tregtisë”.
32-vjeçari Refik Toro me banim në Vlorë gjeti vdekjen rrugës për në spital, si pasojë e plagëve që mori nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me një automjet.

Policia thotë se po punohet për identifikimin e tij.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, – thotë policia e Vlorës.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.