Athinë sekuestrohen 68 kg marijuanë, 5 në pranga, 2 shqiptarë e tre grekë

16.01.2017 15:40:30

Policia greke ka finalizuar një operacion të madhe antidrogë në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi prej 68 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe janë vënë në pranga 5 persona, nga të cilët 2 shtetas shqiptarë dhe 3 grekë.

Operacioni është ndërmarrë në disa lagje të Athinës. Lënda narkotike u gjet në një automjet dhe në banesën e përdorur nga grupi kriminal.

Policia sekuestroi gjithashtu 2040 euro, 17 celularë dhe një 1 automjet.