ATK e Kosovës dhe Malit të Zi shkëmbejnë përvoja në fushën e tatimeve

15.09.2016 15:33:34

Drejtori i Përgjithshëm i Administratën Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka pritur sot në takim Miomir M. Mugosa  homologun e tij nga Mali i Zi.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth zhvillimeve të fundit në ATK, si dhe mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes Administratës Tatimore të Malit të Zi dhe Administratës Tatimore të Kosovës, me qëllim të këmbimit të përvojave në fushën e tatimeve, me theks të veçantë, menaxhimi i rrezikut, si dhe modulet që përdoren për lehtësimin e proceseve të punës.

Me këtë rast, Imeri tha se Administrata Tatimore është duke punuar intenzivisht, që të rris nivelin e deklarimit të tatimeve në mënyrë vullnetare.

“Jemi të kënaqur që dy administratat të vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të ndarjes së përvojave më të mira, drejtë modernizimit të këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme”, tha Mugosa.

 

Gjithashtu, do të mbahet  një  punëtori  për trajtimin e çështjeve të Sektorit bankar dhe  institucioneve financiare.