ATK me lajm të mirë për mbledhësit e kuponëve fiskal

21.01.2017 10:11:48

Te ata qytetarë që po vazhdojnë të mbledhin kuponët fiskal për t’iu rimbursuar mjetet nga Administrata Tatimore e Kosovës nëpër llogaritë e tyre bankare tanimë u janë vënë dyshime se kjo formë pritet që të ndryshojë nga radhët e ATK-së, por përderisa nuk ka diçka konkrete kjo formë pretendohet të vazhdoj ashtu siç ka qenë deri më tani.

Administrata Tatimore e Kosovës ka treguar se forma e rimbursimit për kuponët fiskal do të vazhdojë edhe më tutje gjatë këtyre muajve në vazhdim.

“Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal do të vazhdoj e njëjta, deri sa ATK të definoj formën e re të kësaj kampanje”, ka thënë zyrtarja për informim e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa, për Indeksonline.

Po ashtu ATK-ja ka sqaruar se  në mënyrë që qytetaret mos të kenë mëdyshje rreth gjithë procesit të kampanjës për grumbullimin e kuponëve fiskal, ne i sigurojmë se do të njoftohen me kohë rreth çdo ndryshimi që do të bëhet.