Atl. Madrid nuk fal, merr vendin e tretë

01.04.2017 23:02:35

Atletiko e Madridit u ngjit provizorisht në vendin e 3-të në La Liga pas një fitoreje 0-2 në transfertë me Malagan. Los colchoneros arritën fitoren e katërt radhazi duke parakaluar dhe Sevilla në renditje duke patur një transfertë më të thjeshtë sec pritej në Andaluzi.

Koke ishte i pari që ngriti siparin e golave, me Atletikon që menaxhoi mjaft mirë lojën nga ky moment dhe në pjesën e dytë thjesht sa mbylli sfidën me golin e Filipe Luisit duke vazhduar ngjitjen në klasifikim falë këtij suksesi. Eibar ëndërron Europën pas një fitoreje me Villareal në transfertë, që i jep fund shpresave të nëndetëses së verdhë për një vend në Champions. Skuadra e Mendilibar përmbysi gjithcka në pjesën e dytë me vendasit që nuk arritën të ruanin dot epërsinë e krijuar nga Soriano. Leon barazoi shifrat në të 48-tën me penallti ndërsa 4 minuta më pas ishte Kikë që kaloi përpara Eibarin.

Fitorja e miqve u vulos nga Iniu në të 77-tën, ndërsa 1 minutë para fundit Soriano realizoi dhe një herë tjetër duke qenë i vetmi me një notë pozitive për Villareal.Pas kësaj fitoreje,Eibar afrohet tashmë në 1 pikë nga zona europiane duke patur mundësi reale për të luajtur në kompeticionet kontinentale sezonin e ardhshëm.