Atletico-Barça, klasikja e parë në Wanda

13.10.2017 15:57:56

Atletico Madrid-Barcelona 90 minuta dirthëruese. Mes situatës së nxehtë poltike që po kalon krahina katalonjës  për shkak të debatit në lidhje me referendumin, blaugranat do të zbresin në kryeqyetin e Spanjës, Madridin  ku përballë do të kenë “Los Colchoneros”. Ekipi i drejtuar nga tekniku Ernesto Valverde është në kërkim të fitores së tetë radhazi në kampionat dhe për ta përmbushur misionin do ti duhet të kaloj  pengesën Atletico, me këta të fundit që njësoj si rivali i tyre ende nuk e njohin shijen e humbjes në La Liga. Përballja e fundit mes këtyre dy gjigandëve të futbollit spanjoll në shtëpinë e vjetër të Los Colchoneros  përfundoi me fitoren 2-1 të Barcelonës. Këtë herë  katalanasit do ta gjejnë veten përballë një publiku të zjarrtë, të cilët janë ende nën atmosferën e stadiumit të ri, Wanda Metropolitana.  Tekniku i Atleticos Diego Simeone do të ketë një skuadër të plotë, një fakt shumë i rëndësishëm për këtë takim. Ndërkohë në kampin tjetër, Valverde shpreson që mesfushori Andres Iniesta të jetë i gatshëm. Në lidhje me gjëndjen fizike të tij duhet pritur konfirmimi nga ana e stafit mjekësore nëse do të mund ta nisë që nga minuta e parë sfidën, ndërsa përsa i përket pjesës tjetër të grupit nuk asnjë dilemë. Një fitore e Atleticos do ti afronte ndjeshën me kreun e tabelës së klasifikimit, ndërkohë blaugranat do të kërkojnë tre pikët jo vetëm për të ruajtur  ecurinë pozitive, por do të kërkojnë një fitore për atë cka po kalon  krahina e Katalonjës. Atletico Madrid-Barcelona 90 minuta plot adrenalin, emocion dhe spektakël.