Atletico fiton “dramën” kundër Celta Vigos

12.02.2017 23:03:53

Atletico Madrid ka mposhtur Celta Vigon 3-2 në një ndeshje spektakulare në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligës.

Celta kaloi e para në epërsi që në minutën e gjashtë me anë të Gustavo Cabral, mirëpo pesë minuta më vonë Torres barazoi me një supergol.

John Guidetti kaloi për herë të dytë mysafirët në epërsi, mirëpo, Carrasco dhe Greizman përmbysen gjithçka.

Me këtë fitore, Atletico është në pozitën e katërt me 42 pikë, katër më pakë se Sevilla.