Atletico Madrid hedh në gjyq Barcelonën për Griezmann

19.12.2017 20:56:57

Atletico Madrid po pergatitet t’i paraqesë FIFA-s një ankesë për Barcelonen. Arsyeja është sulmuesi Antoine Griezmann për të cilin mësohet se është kontaktuar nga katalanasit pa dienine e Los Colchoneros me të cilët ka një kontratë deri në vitin 2022.

Ishte deklarata e zyrtarit Guillermo Amor gjatë kësaj jave që nxiti reagimin e drejtuesve madrilen për të kërkuar marrjen e masave nga FIFA . Amor deklaroi se Bartomeu dhe Griezmann kanë një marrdhenie të mirë , gjë që rrit mundesinë e bisedave paraprake për transferimin tek blaugranat. Sipas burimeve tek klubi kryeqytetas thuhet se 26-vjeçari do të nënshkruajë me Barcelonen në merkaton e vitit të ardhshëm, por nuk është e sigurt nëse marrëveshja do te arrihet nëse FIFA vendos të marrë masa ndaj katalanasve.

Një ankesë e ngjashme ndaj klubit të Bartomeut eshte bërë edhe nga skuadra braziliane e Gremios, që akuzoi blaugranat pasi drejtori sportiv Robert Fernandez u fotografua me yllin e ekipit brazilian i cili kishte veshur fanellën e Barcelonës.