Aty ku nuk funksionon ligji, lulëzon krimi/ Shëndetin e Nënës Kosovare e rrezikon pamundësia e vizitës…

19.07.2019 10:47:04
Nga Prof. Dr. Nazim Qehaja, Patolog
PAP-testi, në sëmurjet e organeve gjenitale femërore, ka një rëndësi të jashtëzakonshme diagnostike dhe preventive. Si e tillë, në shumicën e shteteve të botës ose bëhët falas (Participon shteti), ose ka çmim minimal.
Në vendet e civilizuara, mes tjerash, nuk mund të pranohesh në punë pa rrezultatin e PAP-testit. PAP -testi në moshat mbi 30 vjeçare, është i obliguar së paku 1 x në vit!
Çka është PAP-testi
Është një metodë shumë e thjeshtë, jo e rëndë dhe pa asnjë të keqe, e cila konsiston në marrjen e sekretit vagjjnal dhe vendosjen e tij në një gjam mikroskopik, gjatë një vizite të zakonshme gjinekologjike me spekulm, e cila zgjatë 15 min. në maksimum! Në këtë rast, gjinekologu nuk ka asnjë përgjegjësi diagnostike, dmth. ai bën vetëm një procedurë fizike, ngase përgjegjësia diagnostike i kalon patologut, i cili sekretin e marrë e hulumton mikroskopikisht. 
Por çka ndodhë tek ne?
E para, në ambulancat dhe në spitalet publike, në mungesë të laboratoreve patologjike, PAP-testi nuk bëhët fare ose bëhët tepër rallë.
E dyta, në ambulancat dhe në spitalet private, çmimi është tepër i lartë, ngase gjinekologu, ekzaminimin me spekulum e trajton si procedurë në vete, me çmim 20 – 25 euro dhe vetëm marrjen e sekretit, 1 min punë, e trajton si procedurë tjetër, gjithashtu 20 euro, ose më shumë!/fokusi.org
E treta, kur materiali vjen te Patologu, i cili jep diagnozën citologjike, ky, patologu, në çmim real prej 10 eurove, duhet të llogarisë dhe përqindjen prej 5 deri 10 euro, të cilin duhet dhënë gjinekologut, duke rritur në këtë mënyrë çmimin total deri 60 euro, sa një gjysëm pensioni, se përndryshe, PAP-testi nuk do të bëhët fare!
Ja, lexues të nderuar, pse ky shkrim u emërtua me titullin e lartëshënuar! Ndoshta ky shkrim shkon në veshtë e Odës së mjekëve dhe të Ministrisë së shëndetësisë
  I këtillë është patriotizmi dhe humanizmi ynë!