Aubameyang i bën një dhuratë Bayern, “dërgon” Dortmund në Champions

04.02.2017 21:47:59

Barazimi befasuese 1-1 i marrë nga Bayern Munich në shtëpi kundër Schalke nuk ka pasur pasoja për bavarezët. Në fakt, merita për këtë i shkon pikërisht rivalëve të Bayern, Borussia Dortmund që ka mundur me rezultatin 1-0 skuadrën e Leipzig, që mban vendin e dytë në kampionat me 42 pikë, katër më pak se skuadra e Ancelottit, por me një fitore sot do të mund të kishte shkuar vetëm një pikë larg bavarezëve. Skuadra e Tuchel është kthyer kështu te fitorja pas barazimit 1-1të marrë në javën e fundit të kampionatit në fushën e Mainz

Ndeshja e zhvilluar në “Signa Iduna Park” është vendosur nga një gol i Peirre Eemrick-Aubameyang, që është edhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 17 realizime. Sulmuesi verdhezi, i cili është përfolur shumë gjatë kësaj jave për një transferim të mundshëm te Real Madrid në fundin e këtij sezoni, ka zhbllokuar takimin në minutën e 35-të me një gol me kokë, duke përfituar edhe nga një lëvizje e gabuar e mbrojtësve miq. Miqtë kanë barazuar në minutën e katërt shtesë, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje. Kështu, goli i Aubameyang vlen më shumë se tri pikë, pasi kjo fitore ka ngjitur skuadrën e Dortmund nga vendi i shtatë në atë të tretin, që siguron kualifikimin direkt në edicionin e ardhshëm të Champions League.