Aubameyang injoron keq Messin dhe Ronaldon

15.03.2017 13:32:55

Pierre-Emerick Aubameyang ishte lojtari i fundit, i cili donte të jepte formacionin e tij ideal. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka tërhequr vëmendjen në këtë rast, sepse nuk ka përfshirë në 11-shen e vet Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, të cilët kanë vendosur diktatin e tyre në dekadën e fundit në “Topin e Artë”. Lojtari i vetëm, që luan në La Liga, i përfshirë në këtë formacion, është francezi i Real Madridit, Raphael Varane. Barcelona ka rol zero në këtë top-formacion. 11-shja ideale e tij është: Neuer; Zouma, Sokratis, Varane; Verratti, Pogba, Payet, Mkhitaryan; Hazard, Aubameyang dhe Reus. /telesport.al/