Australi, gjenden të vdekur 7 persona, 4 prej tyre fëmijë

11.05.2018 08:59:32

7 persona janë gjetur të vdekur në një pronë private në periferi të Australisë Perëndimore. Sipas policisë, 4 prej viktimave ishin fëmijëve, ndërsa 3 trupat e tjerë u përkisnin personave të rritur.

Autoritetet ende nuk kanë zbuluar asgjë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë që raportojnë  se dy armë zjarri u gjetën në vendin e ngjarjes.

“Trupat e dy prej personave ishin jashtë, ndërsa 5 të tjerët ndodheshin brenda një ndërtese në pronën private, në periferi të vendit”, njofton policia australiane.