Australia akuzohet për abuzim me refugjatët

03.08.2016 11:33:07

Australia po abuzon qëllimisht me refugjatët në një kamp në det të hapur, me qëllim që të ndaloj njerëzit që me anije kërkojnë aqzil në shtetin e tyre. Dhunë e përditshme, tentativa për vetëvrasje dhe fëmijë të lënë pa trajtim mjeksor ishin disa nga akuzat e dokumentuara nga Amnesty International dhe Human Rights Watch gjatë një vizite në qendrën afër ishullit Paqësorë të Naurusë në korrik të këtij viti.

Këshilltari i lartë i divizionit për të drejtat e fëmijëve nga Human Rights Watch ishte një nga dy studiuesit që udhëtoi për në Australi me vizë ligjore, por pa i thënë autoritetve qëllimin e vizitës, ose kë përfaqësonte.

“Në përvojën time nuk ka asnjë shtet tjetër të zhvilluar për të cilin mund të mendoj që ka këtë mënyrë të sjelljes me njerëz që po ikin nga persekutimi, po kërkojnë liri dhe nuk janë akuzuar për asnjë krim.”

“Nuk ka paralele për këtë”

Grupet e të drejtave thonë se qeveria austriake ka qenë në dijeni të plotë të këtyre qështjeve në Nauru, dhe duket se ka përdorur këto për të larguar kërkuesit e tjerë të mundshëm për azil.

Megjithatë zyrtarët australian thonë se nuk ishin kontaktuar për akuzat, dhe fuqishëm i mohuan shumë prej tyre./CNN, përktheu nga anglishtja fokus.org