Australia do të forcojë ligjet kundër terrorizmit

25.07.2016 14:56:08

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull ka propozuar që të forcohen ligjet kundër terrorizmit pas sulmeve të ndodhura në SHBA dhe Francë.

Ai tha se ndryshimet e bëra do të lejojnë vazhdimin e burgimit të terroristëve nga të cilët ekziston rreziku që ta shkelin prapë ligjin.

Procesi do të mbikëqyret nga gjykata, kontrollet mjekësore dhe psikologjike.

Gjithashtu, mosha në të cilën vlen legjislacioni anti-terror do të ulet nga 16 në 14 vjeç.

“Kërcënimi është i vërtetë. Ne asnjëherë nuk duhet të jemi të vetëkënaqur dhe nuk jemi. Jemi duke u përqendruar vazhdimisht në detyrimin më të rëndësishëm të qeverisë tonë, i cili është për të mbrojtur popullin”, ka thënnë kryeministri Turnbull.