Australia u kërkon qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjeve

11.08.2020 21:45:28

Territori i largët verior (NT) i Australisë do vazhdojë t’i mbajë kufijtë e mbyllur për shtetet e prekura nga coronavirusi për të paktën edhe 18 muaj të tjera.

Australia është duke përjetuar një valë të dytë me rreth 8,000 raste aktive në Melbourne dhe më pak raste në Sidney.

“Këshillat e mia është të qëndroni në Territor dhe mos udhëtoni. Ju jeni të sigurt këtu”, tha Michael Gunner.

Gjithashtu ai bëri një apel qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjes dhe të qëndrojnë në Territorin Verior.

Zyrtarët në Territorin e veriut thanë se është e domosdoshme mbyllja e vendit për 18 muaj pasi duhen ndaluar vizitorët të cilët vijnë nga vendet ku virusi është i përhapur.

Nga muaji maj NT nuk ka patur asnjë rast të shtuar me coronavirus.