Australian Open, Federer, Murray dhe Wawrinka kalojnë në raundin e tretë

18.01.2017 14:20:11
Roger Federer of Switzerland returns a ball in the match against Jan-Lennard Struff of Germany during the Gerry Weber Open ATP tennis tournament in Halle, Germany, Wednesday June 15, 2016. (Friso Gentsch/dpa via AP)

Roger Federer arriti të kualifikohet për në raundin tjetër, edhe pse nuk zhvilloi lojën e tij më të mirë. Tenisti zviceran mundi amerikanin Noah Rubin 3-0 me sete (7-5, 6-3 dhe 7-6) dhe në raundin tjetër do të përballet me Tomas Berdych.

Nuk gaboi as zvicerani tjetër, Stanislav Wawrinka, i cili mundi Steve Johnson 3-0. Ndryshe nga sfida me Klizan, Wawrinka këtë radhë e pati më të lehtë dhe arriti të fitojë setet me rezultatin 6-3, 6-4 dhe 6-4, në 1 orë e 51 minuta lojë. Wawrinka do të luajë ndeshjen e tij të radhës ndaj Viktor Troickit, i cili mundi italianin Lorenzi 3-2.

Tutje kalo edhe Andy Murray, i cili mposhti  A. Rublew 3:0 me sete (6:3, 6:0, 6:2), duke u kualifikuar në rrethin e tretë të Australian Open.

Në kampin e femrave, Angelique Kerber feston 29-vjetorin e saj të lindjes në mënyrën më të mirë të mundshme. Tenistja gjermane u kualifikua për në raundin e tretë të Australian Open, pasi mundi austriaken Witthoeft. Nuk ishte një sfidë e lehtë kjo për numrin 1 të botës, së cilës iu deshën 3 sete për ta fituar këtë përballje. Kerber fitoi setin e parë 6-2, por Witthoeft iu kundërpërgjigj në të dytin që e fitoi 7-6. Në setin final, Kerber u rishfaq superiore ndaj rivales së saj, duke e mbyllur këtë fraksion të lojës 6-2 dhe krejt takimin 2-1.

U kualifikua për në raundin e tretë edhe Venus Williams, e cila mposhti Stefanie Voegele. Tenistja amerikane e dominoi takimin ndaj zviceranes, duke i fituar setet 6-3 dhe 6-2 në 1 orë e 23 minuta lojë dhe si kundërshtare të radhës do të ketë Duan Yingying.