Australian Open, finalja shkon për motrën e vogël Williams

28.01.2017 12:12:29

Nuk pati histori, Serena Williams mori pjesën më të madhe të tortës së familjes. Motra më e vogël Williams dominoi në finalen e”Australian Open” përballë Serena Williams, duke dominuar lehtësisht në dy sete, 6-4, 6-4. Edhe pse starti rezultoi disi i vështirë për Serenan, rekordmenja e raketës së femrave gjeti rrugën e suksesit duke dominuar motrën e saj në finalen e zhvilluar në “Rod Laver Arena”. Titulli i 23-të grand slam për tenisten amerikane e cila arrin majën dhe shkruan historinë duke parakaluar gjermanen Stefi Graff.

Ky është titulli i 7 në “Australian Open” për të, duke u rikthyer kampione pas disfatës së vitit të shkuar përballë Angelique Kerber. Gjithsesi, kjo ndeshje nuk kaloi pa tension për 35-vjeçaren që gjatë setit të parë theu madje edhe raketën, edhe pse më pas arriti të merrte kontrollin. Në krahun tjetër, Venus e cila nuk ia doli mbanë, rikthehej në një finale të “Australian Open” që prej vitit të largët 2003, madje edhe 14 vite më parë ajo u mposht nga Serena. Suksesi i motrës më të vogël të familjes Williams e rikthen atë në vendin e parë të klasifikimit botëror duke zbritur një shkallë më poshtë Angelique Kerber dhe kjo është finalja e 23 e fituar nga 29 të luajtura në karrierën e saj.