Australian Open, Murray dhe Williams në raundin e dytë

17.01.2017 10:07:03

Andy Murray e nisi mjaft mirë turneun e parë Grand Slam të vitit,  Australian Open. Tenisti britanik u kualifikua për në raundin e dytë pasi mposhti Marchenkon me rezultatin 3-0.

Marchenko rivalizoi me nr. 1 të botës në 2 setet e para, por britaniku i fitoi ata 7-5, 7-6. Në setin e tretë Murray ishte dominues në loje dhe e mbylli atë 6-2.

Në kampin e femrave, surprizën e bëri Simona Halep. Tenistja rumune u eliminua që në raundin e parë pasi humbi ndaj amerikanes Rodgers 0-2 me sete 3-6, 1-6.

U kualifikua për në raundin e dytë edhe Venus Williams që mposhti Kozloven 2-0 me sete 7-6, 7-5.