Austria ndalon hyrjen e personave që vijnë nga Italia, përveç personave që përmbajnë raport mjekësor që nuk janë të prekur me coronavirus

10.03.2020 23:03:52

Austria ka mbyllur kufijtë e saj për këdo që arrin nga Italia, ndërsa hyrja do t’ju lejohet vetëm atyre që posedojnë çertifikata që nuk janë të prekur nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja austriakët që jetojnë në Itali do të kthehen, ndërsa vendi do t’i vendosë ata në karantinë.

“Vendi ka vendosur të ndalojë hyrjen e njerëzve nga Italia në Austri, përveç atyre që posedojnë çertifikatë mjekësore”, ka thënë kancelari Sebastian Kurz.

Këto masa vijnë si pasojë e parandalimit të përhapjes së sëmundjes, pasi deri më tani coronavirusi ka infektuar 113 mijë persona në botë, ndërsa ka lënë të vdekur 3,964 të tjerë, sipas raporteve të fundit.