Autobombë në Tajlandë, një i vdekur 29 të plagosur (Foto)

23.08.2016 22:27:04

Një autobombë ka shpërthyer pranë një resorti turistik në Tajlandë, duke lënë të vdekur një person dhe 29 të tjerë të plagosur, raporton Daily Mail.

Shpërthimi ka ndodhur jashtë një hoteli në provincën Pattani, një zonë e njohur për turistët Perëndimorë.

Disa fotografi të publikuara në ueb-faqe të ndryshme në internet, shfaqin mbetjet e ndërtesës së kapluar nga zjarri.

Ndërsa kombësia e personave që janë plagosur në këtë shpërthim ende nuk është bërë e ditur.

2

3

4