Autobusët e parë vijnë brenda vitit, por garazhet e reja për ta nuk janë gati

13.12.2016 18:15:29

Përpjekja shumëvjeçare për të sjellë autobusët e rinj në Prishtinë është pranë finalizimit. Kështu kanë thënë drejtuesit e Ndërmarrjes Publike të Komunës së Prishtinës “Trafiku urban”.

Kryshefi Ekzekutivë i kësaj Ndërmarrje, Halil Mustafa ka thënë se 15 autobusët e parë do të vinë rreth datës 20 dhjetor, ose më së largu deri në fund të vitit. Për autobusët e rinj ishte paraparë edhe riparimi i garazhet ekzistuese të “Trafikut urbanë”, por ato nuk do të përfundojnë njëherë.

Kryshefi Ekzekutivë “Trafiku Urban”, Halil Mustafa tha se prej datës 15 deri më 20 dhjetorë do të vinë autobusët e rinj. Por, shtoi se mundë të këtë shtyrje pakë ditë. “Brenda këtij viti “Trafiku Urban” do ti ketë 15 autobusët e parë. Ndërsa, pjesa tjetër janë paraparë të vinë me 20 janar, dhe pjesa tjetër prej 21 autobusëve parashihet të vinë nga fundi i muajit shkurt. Do më thënë me atë datë do të funksionalizohët flota prej 51 autobusëve që i kemi blerë me kredi të kompania “Iveco”, tha Mustrafa për lajmi.net.

Garazhet ekzistuese të kësaj kompanie pikojnë dhe nuk janë në gjende të mirë. Tenderin për “Renovimi i garazhës së NK Trafikut Urban’ është duke e realizuar Komuna e Prishtinës. Kontrata në mes Zyrës së Prokurimit të Komunës dhe kompanisë punëkryese është nënshkruar me datë 12 tetor 2016, dhe sipas dosjes së tenderit, kohëzgjatja e kontratës ka qen 60 ditë. Ato janë dukje u ndërtuar nga kompania NN “PRISHTINA” dhe vlera e kontratës ka qenë 622 mijë e 496 euro. Ndërkohë që renovimi i tyre nuk dihet se kur do të përfundojë.

“Ndërtimi i garazheve nuk po shkon në bazë të Planit dinamik të prokurimit. Me kontratë i ka pasur 60 ditë punë efektive. Për këtë unë nuk jam kompetentë, aty po punohet por jo me vëllimin e paraparë. Për autobusët e rinj kemi hapsit të mjaftueshme. Është i gatshëm parkingu, ndërsa objekti nuk do të jetë gati njëherë”, tha Kryehsefi i “Trafiku” urban”, Halil Mustafa.