Autobusi bie në greminë, 16 të vdekur

16.07.2017 15:26:08

16të vdekur, 19 të tjerë të lënduar

Së paku 16 besimtarë hindus kanë vdekur ndërsa 19 janë lënduar kur autobusi i tyre ka rënë në një greminë në Kashmir të Indisë, bën të ditur policia lokale, transmeton AFP.

Sipas agjencisë franceze ky aksident ka ndodhur vetëm disa ditë pasi që një sulmues i armatosur ka vrarë me armë zjarri tetë besimtarë që në të njëjtin udhëtim ritual në shpellën në Himalaje.