Autobusi i skuadrës kosovare sulmohet në Kukës!

09.02.2018 16:53:28

Autobusi më të cilin ishte duke u kthyer në Kosovë ekipi i KF Besa nga Shqipëria është sulmuar në Kukës.

Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se autobusi i ekipit pejan është sulmuar në qytetin e Kukësit ku tre persona e kanë sulmuar më gurë.

Autobusi është ndalur dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Polica e Shqipërisë.

“Jemi të befasuar më këtë sulem, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe tash ka arritur edhe policia”, ka thënë për “Epokën e re”, njëri nga lojtarët e Besës që deshi të mbetet anonim.