Autobusi mbetet i varur në një mbikalim në Nju Jork

15.01.2021 13:36:48

Të paktën tetë persona janë lënduar në Nju Jork, pasi një autobus mbeti i varur në një mbikalim.

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Zjarrfikësve i Qytetit të Nju Jorkut postoi në Twitter një foto të autobusit që varet nga mbikalimi në rrethin e Bronx të enjten në mbrëmje.

Siç edhe mund të shihet në pamje, pjesa e pasme e autobusit ndodhet në mbikalim, ndërsa pjesa para në hyrjen e rrugës poshtë.

Shoferi i autobusit ishte midis të plagosurve, thanë zyrtarët dhe raportohet të jetë në ngjendje të rëndë.

FOTO/ Autobusi mbetet i varur në një mbikalim në Nju Jork