Autobusi nga Kosova aksidentohet në Shqipëri

01.07.2018 17:07:39
Një autobus është aksidentuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi dhe video-incizim, aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite.

Qytetari ka thënë se autobusi është nga Kosova.

Në pamjet, që mund t’i gjeni më poshtë, shihet se autobusi është i kompanisë “Arditi”.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident, ndonëse autobusi është goxha i dëmtuar në pjesën e përparmë.