Autogoli i radhës i Albin Kurtit me paralajmërimin për luftën

28.09.2016 14:12:20

Nga Rexhep Kastrati

Albin Kurti paralajmëroi se as 4-5 vitesh do të ketë luftë, kurse Ylli e përforocoi këtë paralajmërim. Derisa Albin Kurti, luftën e lidhi me territor dhe me gjak, Ylli shkoi përtej këtyre: ai e kontekstualizoi luftën në kontesktin gjeopolitik e gjeostrategjik. Në një postim të tij, Ylli Hoxha përmend daljen e Britanisë së Madhe nga BE, mundësinë e ardhjes së të djathës ekstreme në pushtet në Francë, në Gjermani, Austri, zvogëlimin e vëmendjes ndaj Ballkanit dhe referendumin e Republika Srpskës, fuqizimin e Rusisë, dobësimin eventual të Turqisë etj. Të gjitha këto, por jo vetëm këto, por edhe krijimi i Ushtrisë së Evropës, terrorizmi ndërkombëtar, kriza e refugjatëve, ndryshimi i balancave gjeopolitikë e gjeostrategjikë, rihapja e çështjeve të pavarësisë edhe brenda shteteve perëndimore dhe shumë të tjera, mund të shërbejnë si bazë për fillim apo rifillim luftërash në Ballkan dhe më gjerë. Dhe këtë nuk është se na e ka zbuluar Albini apo Ylli, këta të e shumta anë lexues të dobët të komenteve dhe të anlizave të të tjerëve, siç është edhe një analizë e mëhershme CIA-s, sipas të cilës në Ballkan mund të fillojë Lufta e Tretë Ballkanike. Pra, çështja e luftës dhe e fillimit të saj nuk është ndonjë e papritur dhe e paparashikuar, por ajo që e rrëzon për tokë Albinin dhe setkën e tij okulte është përfshirja në këto valë luftënxitëse e tij dhe e sektës së tij, por edhe kundëramerikanizmi i tyre. Duhet të kujtojmë se është pikërisht Albini që kishte kërcënuar me luftë, kurse Ilir Deda e kishte qartësuar edhe më tej: do të ketë luftë brendashqiptare. Pra, thirrjet dhe anagzhimet luftënxitëse të sektës okulte e radhisin atë në anën e atyre që duan luftë, pra që duan të rikthejnë gjakderdhjen dhe masakrat në rajon dhe më gjerë. E kam thënë vazhdimisht se Serbia, Rusia dhe përgjithsësisht sllavo-ortodoksët dhe aleatët e tyre në Perëndim, duan ta destabilizojnë rajonin, e që do të thotë të rikthejnë luftën, kurse anagzhimet e sektës okulte të Albinit dhe përgjithësisht të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste për destabilizimin e Kosovës dhe të rajonit janë pikërisht në përputhje me skenarët serbo-rusë. Destabilizimi i Kosovës, pra edhe i rajonit, do të kishte pasoja të rënda për çështjen shqiptare, sepse në kushtet e tilla, shqiptarët do të humbisnin territore dhe do të përjetonin masakra dhe gjakderdhje, kurse do të përfitonin sllavo-ortodoksët. Në anën tjetër, destabilizimi i Kosovës, edhe në variantin më të butë, pra nëpërmjet rrëzimit të institucioneve do të shtynte të gjitha proceset strategjike për Kosovën, në radhë të parë transformimin e FSK-së në FA, liberalzimin e vizave, konsoldimin e shtetit dhe përgatitjen për luftë eventuale nëse ajo do t’i imponohet. Në fakt, paralajmërimi i luftës tash për 4-5 vitete ardhshme, nxjerr edhe më zbuluar dhe e rrëzon edhe më shumë për tokë Albinin dhe sektën e tij okulte: angazhimet aktuale për destabilizimin e Kosovës, kanë për qëllim që Kosovën ta lënë pa ushtri, pa partneritet strategjik me NATO-n, pra pa mekanizma institucionalë ushtarak për mbrojtje ndaj sulmeve eventuale që mund të bëhen në kuadër të anagzhimeve për luftë nga Serbia apo nga ndonjë shtet tjetër. Në këtë kuptim, paralajmërimi i Albinit për luftë, është autogoli i radhës, që qartëson arsyet e anagzhimeve anarksite dhe luftënxitëse të tij  dhe të sektës së tij okulte. Po ashtu, Albini dhe Ylli bënë të qartë se e ashtuquajtura lufta për territore dhe përfshirja në kontekste luftënxitëse do të jenë baza për ta thelluar përçarjen brenda shqiptare dhe më tej edhe destabilizimin luftënxitës të Kosovës. Po ashtu, në këtë mënyrë Albini bëri të qartë se çështen e demrakacionit me Malin e Zi e ka kalë beteje për të gjitha angzhimet luftënxitëse, që e mbështjell me gjak dhe me luftë.