AUTORET ANTIK JU ÇJERRIN MASKEN PERRALLAVE TE GREQISE MODERNE

29.12.2018 20:04:17

Nga Elena Kocaqi

Mbrëmë tek Zona e Lire për Luftën e Trojës qe është akoma e nxehte edhe pas 3300 vjetësh. Nga te gjithë librat qe kam botuar, ky libër djeg shume sepse AUTORET ANTIK, JU CJERRIN MASKEN PERRALLAVE TE GREQISE MODERNE, QE KA FALLCIFIKUAR HISTORINE DY SHEKUJT E FUNDIT. Një pjesë e historisë sonë, e lëne pas dore me qellim, me te cilën ka nxjerr kapital politike shteti fqinje qe me krijimin ne shek e XIX, mbi etninë Shqiptare përvetësoi gjithçka Shqiptare. Problemet historike është parim qe duhen diskutuar nga persona.
1- Qe janë historian se ndryshe nuk kane asnjë vlere shkencore kur diskutohen me persona jo kompetent.
2- Qe njohin periudhën historike qe diskutohet ne mënyre te shkëlqyer, pra kane shkruar.
3- Qe dine te vlerësojnë burimet historike
4- Qe njohin filozofinë e historisë
5- Mbi te gjitha qe njohin METODEN HISTORIKE
Mbrëmë mu desh te debatoja me dy djem shume te mire ne fushat e tyre por qe nuk kishin njohuri ne fushën e historisë dhe unë e mora vesh 5 minuta para fillimit te emision qe do ishin edhe ata. Nuk e kam problem te debatoj me këdo por kur nuk ke lexuar librin dhe kur nuk i njeh burimet historike ,atëherë nuk ke ca diskuton. Ka shtete ne Evrope qe do kishin dhëne miliarda vetëm qe këto autor antik tu përmendnin një here emrin, ndërsa këta autor shkruajnë mijëra faqe për historinë tone dhe ne i injorojmë sepse kjo i leverdis tjerëve. Ka historian dhe gjeograf te Antikiteti qe nuk mund ti konkurroj asnjë njeri sot dhe as kurrë dhe ne jemi me fat qe ata kane shkruar për ne. Integriteti i tyre profesional është i vërtetuar dhe i padiskutueshëm. Një historian e sheh burimin me sy kritik dhe kërkon burime te tjetër për ta vërtetuar por kur për një fakt ka disa burime qe e konfirmojne, atëherë ai është i vërtetuar. 
Ajo qe djeg ne ketë histori është fakti se ne ketë lufte kane marr pjese fiset Pellazge dhe Ilire dhe shteti Grek e ka përvetësuar me qellim për te mbrojtur falsitetin e tij. Lufta për ketë periudhe historike është e madhe. Manipulimi i historisë vazhdon edhe sot dhe 2 shekujt e fundit është intensiv ku tu jap vetëm shembullin e Metamorfozës se Ovidit qe ka tre përkthime ne anglisht. Dy prej tyre përmbajnë termin Pellazg në përkthimin e përkthyeseve A.S.Kline dhe të Brukes More, ndërsa në variantin e Samule Garth dhe te John Gryden, është hequr termi Pellazg nga origjinali dhe ne vend te tij është vendosur ne përkthim vetëm termi Grek. Po të krahasosh variantin e Brukes More me origjinalin në latinisht, ai e ka lënë termin Pellazg por ka zëvendësuar termat Ake dhe Dana me Grek. Ketë e manipulim ne përkthim e kapa pasi pash Ovidin ne latinisht.
Përfundimisht nuk ka gjë me te rrezikshme ne ketë vend se te jesh historian dhe te shkruash për antikitetin dhe te thuash te vërtetën. I çjerr maskën një shteti fallco qe ka përvetësuar miliarda dollar nga kjo afer korruptive dhe ka gllabëruar tokat dhe popullsinë Shqiptare. Ndaj ne Shqiptaret duhet te heshtim dhe te dëgjojmë përralla ose te flasim te vërtetën. Unë kam zgjedhur te flas dhe e di qe kjo do hidhëroj pa mase ata qe preken nga e vërteta por kjo mua as me intereson fare. Me e lehte është te merresh vesh me historian te huaj pasi ato njohin burimet dhe janë profesionist ndaj edhe studimet e mia do përkthehen te paktën ne anglisht.