Autoritetet turke thonë se sulmi në Ankara është sulm terrorist

20.08.2016 23:54:36

Prefekti i Gaziantepit Ali Yerlikaya bëri të ditur se në një dasëm në qendrën e qytetit ka ndodhur një shpërthim dhe se si pasojë ka edhe të plagosur.

Në deklaratën për gazetarin e AA, Yerlikaya tha se një sulm terrorist është organizuar ndaj një salloni dasmash në lagjen Akdere në qarkun Şahinbey të Gaziantepit.

Duke u shprehur se në vendin e ngjarjes janë dërguar shumë ambulanca, Yerlikaya tha se “Si pasojë e këtij sulmi të neveritshëm terrorist, ka të plagosur.

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vend ngjarje ka bërë thirrje njerëzve të mbledhur për rreth vend ngjarjes që të largohen.