Avdullah Hoti: Asnjëherë në historinë e re të Kosovës nuk kemi qenë në situatë më të keqe se tani

31.01.2018 14:02:37

 Avdullah Hoti e quan Bexhet Pacollin si “jo serioz” “Asnjëherë në historinë e re të Kosovës nuk kemi qenë në situatë më të keqe se tani”, thotë shefi i grupit paralmentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Sipas Hotit, përkrahja ndërkombëtare ka rrezik të humbet plotësisht.

“Vendi ka mbetur i izoluar për shkak të kauzave të rrejshme të disa liderëve politik. Kryeministrit i refuzohen vizat për takime ndërkombëtare dhe askush nuk e viziton apo nuk e fton për vizitë. Buxheti shpërdorohet me vendime jo ligjore të kreut të qeverisë. Qeveria Haradinaj është formuar për gjoja punë të mëdha. Asnjë punë e madhe nuk po kryhet. Po kryhen punë vetëm për interesa të ngushta partive në koalicion”, u shpreh ai Hoti njëherësh ka komentuar edhe mbi deklaratat e ministrit të jashtëm Bexhet Pacolli i cili u shpreh … Hoti ka folur edhe për komentet e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili nuk e ka mbështetur vendimin e Kryeministrit, Ramush Haradinaj për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë. Sipas Hotit Pacolli nuk e ka seriozisht, sepse siç thotë Hoti po të kishte seriozisht ai nuk do të ishte sot në Qeveri. “Z. Pacolli e din se vendimi për rritje të pagave ishte skandaloz dhe jashtë çdo etike politike të veprimit të liderëve institucional. Ai e din se afati për liberalizim të vizave është humbur për sivjet. Ai e din cili është kushti për realizimin e vizave. Prandaj, z.Pacolli nuk e ka seriozisht. Po ta kishte seriozisht, ai sot nuk do të ishte në qeveri”, u shpreh Hoti. Sipas Hotit, çdo ditë e kësaj qeveri nënkupton thellim të krizës dhe izolimit të Kosovës. “Qytetarët janë duke e parë këtë izolim. Proceset politike dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk po kanë efekt në ndryshimin e gjendjes. Kryeministri nuk vjen në interpelancë. Kryetari i Kuvendit e shkel rregullore në caktimin e seancave dhe debateve sipas kërkesave të opozitës. Mbivotimi i opozitës në Kryesinë e Kuvendit është bërë normë e funksionimit të përditshëm të Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e pozitës votojnë nën diktatin e liderëve të tyre politik në kundërshtim me etikën e sjelljes parlamentare. Kuvendi është shndërruar në arenë e përplasjeve dhe fyerje për çështje pa asnjë interes për qytetarin e Kosovës.”, tha Hoti. Ai tha se nuk mund të vazhdohet kështu. “LDK do t’ju prijë ndryshimeve që duhet të ndodhim për hir të gjeneratave të ardhshme. Nuk mund të rrimë vetëm spektatorë në këtë situatë fatkeqe për vendin”, u shpreh ai