Avdullah Hoti: Bashkohuni me ne! Bëhuni pjesë e koalicionit që punon për gjeneratën e re!

01.06.2017 13:01:39

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka ftuar të gjithë që të bashkohen në tubimin qendror të hapjes së fushatës në Prishtinë.

“Bashkohuni me ne sot në tubimin qëndror të hapjes së fushatës zgjedhore të Koalicionit LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi nga ora 17:00, dhe bëhuni pjesë e koalicionit që punon për gjeneratën e re të Kosovës që meriton mundësi të reja. Mirësevini!

Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sporteve” – thuhet në thirrjen e z. Hoti bërë nëpërmjet rrjetit social facebook.