Avdullah Hoti: Deklaratat e Thaçit janë antikushtetuese

08.08.2018 16:04:54

Deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka shprehur gatishmëri ta ftojë Hotin si kryenegociator në dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti ka pohuar se Thaçi s’ka mandat të udhëheqë dialogun përderisa deklaratat e tij i quajti antikushtetuese.

“Qytetarët e Kosovës, përmes zgjedhjeve të lira, do të vendosin se kush do ta udhëheq dialogun me
Serbinë. Një gjë është e qartë që tani se ai person nuk do të jetë z.Thaçi, pasi ai në bazë të Kushtetutës së Kosovës nuk ka mandat të vendos për këto çështje.E ftoj z.Thaçi të qëndrojë brenda kompetencave që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Deklarimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në vend që të jetë garant i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ai është duke e cenuar çdo ditë atë dhe për këtë duhet të flasë Gjykata Kushtetuese”.

Tutje Hoti ka vlerësuar se Thaçi me deklarimet e tij po e dëmton Kosovën në rafshin ndërkombëtarë.

“Ai e ka nxjerrë jashtë funksionit krejt diplomacinë e Kosovës, si dhe diplomacinë e vendeve mike, duke stopuar plotësisht njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare të shtetit të Kosovës” ka shkruar Avdullah Hoti.