Avdullah Hoti: Do ta ndalim draft-statutin për “Trepçën”!

11.07.2018 10:35:27

Në një postim në facebook, shefi i Grupit Kuvendor të LDK-së, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me draft-statutin e Kombinatit “Trepça”, për të cilin edhe si Grup Kuvebndor i LDK-së, edhe si parti kanë pasur dhe kanë kundërshtimin e plotë.

Z. Hoti, edhe një herë sqaron se ky draft-statut lë jashtë asete të rëndësishme të “Trepçës”, dhe ka siguruar se përkundër insistimit të Qeverisë për ta proceduar më tej, LDK do ta ndalë këtë draft-statut.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë psotimin e z. Hoti:

Ne mbeshtetje te minatoteve te Trepces

Minatoret jane gardiane te kesaj ndermarrje. Draft statuti i Trepces ka lene jashte asete te rendesishme te kesaj ndermarrje pa asnje sqarim. Motivi i personave qe kane bere kete skandal shpejt do te behet i njohur.
Pas insistimeve tona ne Kuvend dhe ne Komisionin Parlamentar, Qeveria do te duhej ta terhiqte kete draft. Perkundrazi, Qeveria po insiston me cdo kusht qe ta procedoje ate. Do ta ndalim.