Avdullah Hoti flet si kryeministër: Do t’i kthehemi normalitetit në jetët tona

03.06.2020 13:37:16

Avdullah Hoti i është adresuar mediave për herë të parë si kryeministër i Kosovës.

Para mediave, Hoti tha se  është i kënaqur me votimin e sotëm për shkak se program qeverisës i tij adreson nevojat emergjente që ka Kosova.

“Sot në seancën e Kuvendit, në një seancë të organizuar mirë në përputhje me Kushtetutën u votua qeveria e re. Unë jam shumë i kënaqur që kemi një program qeverisës që adreson nevojat më emergjente që ka Kosova. Kuvendi do të ketë mjaftë punë në ditët e para, me një program mjaft të pasur të qeverisjes sonë. Unë kam dhënë zotimet për ndërrimin e diskursit publik, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona. Për të kthyer dhe forcuar miqësitë tona ndërkombëtare”, tha Hoti.

Qeveria Hoti në Kuvendin e Kosovës mori 61 vota pro.