Avdullah Hoti: Forumi i Gruas së LDK-së, zëri i grave në Kosovë

10.03.2018 11:58:04

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar gjithë gratë dhe aktivistet e LDK-së, me rastin e shënimit të 28 vjetorit të Forumit të Gruas i LDK-së, duke thënë se për 28 vite kanë qenë zëri i grave në Kosovë.

“Dëshiroj të uroj kryetaren e Forumit, Lirije Kajtazi dhe të gjitha gratë dhe aktivistet e LDK-së. Për 28 vjet me radhë, këto aktiviste kanë qenë zëri i grave në Kosovë, në vitet e dhunës dhe luftës, në vitet e ndërtimit të institucioneve demokratike dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës. Ju i jepni kuptim LIDHJES! dhe me ju LIDHJA! është e plotë”, ka shkruar Hoti, në Facebook.