Avdullah Hoti: LDK është parti me traditë që ka struktura të saj të fuqishme, vendimet e të cilave janë obligative për të gjithë ne.

25.09.2017 13:52:11

Në një postim në fb. Avdullah Hoti falenderon të gjithë qytetarët e Kosovës dhe u është shumë mirënjohës  për besimin  e dhënë kandidatëve të  LIDHJES. Ai më tutje vazhdon  qytetaret e Republikes së Kosovës e kanë të qartë se LDK  është partia e vetme në Kosovë që nuk është luhatur nga mbrojtëja e intëresave të qytetarëve të Kosovës,

LDK është parti  që gjithëmonë do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupësionin.

LDK është parti që gjithëmonë do ta ruaj miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA në dhe Bashkimin Evropian

Të nderuar qytetarë, LDK-ja u është shumë mirënjohëse për besimin që po i jepni LDK-së dhe kandidatëve të LIDHJES  në të gjitha  komunat e vendit.

Qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë tashmë të qartë që LDK është partia e vetme në Kosovë që asnjëherë nuk është luhatur nga mbrojtja e interesave të shtetit dhe qytetarëve, dhe asnjëherë nuk është luhatur nga përkushtimi i saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit, por edhe ruajtjes së miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

LDK-ja është e vendosurështë e vendosur që të fitojë keto zgjedhje në shumicen e komunave

LDK është e vendosur t’ia shkurtojë jetë n kësaj Qeverie të keqe .

POSTIMI I TIJ I PLOTË  NE FB, me poshtë:

Të nderuar qytetarë, LDK-ja u është shumë mirënjohëse për besimin që po i jepni LDK-së dhe kandidatëve të LIDHJES me qytetarët e të gjitha komunave të vendit.

Qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë tashmë të qartë që LDK është partia e vetme në Kosovë që asnjëherë nuk është luhatur nga mbrojtja e interesave të shtetit dhe qytetarëve, dhe asnjëherë nuk është luhatur nga përkushtimi i saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit, por edhe ruajtjes së miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Sa herë që LDK-ja forcohet, oponentët tanë politikë lansojnë teori të rrejshme dhe konspirative kinse ne kemi marrëveshje të fshehta me PDK-në për bashkëqeverisje.

LDK-ja nuk është parti e klaneve dhe grupeve të interesit. LDK është parti me traditë që ka struktura të saj të fuqishme, vendimet e të cilave janë obligative për të gjithë ne.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që në këtë mandat në asnjë rrethanë ne nuk hyjmë në bashkëqeverisje me PDK-në dhe këtë e kemi dëshmuar në Kuvendin e Kosovës.

I njoftojmë anëtarësinë e LDK-së dhe gjithë qytetarët e Kosovës, që të jenë të përgatitur dhe të mos bien pre e propagandës kundër LDK-së në ditët e ardhshme. Këto propaganda tregojnë frikën dhe tmerrin që kanë ata nga vullneti i qytetarëve për ndryshim dhe për dënimin e atyre që e kanë kapur shtetin dhe e kanë mbytur perspektivën për të rinjtë tanë, sikurse edhe të atyre që shërbehen me dhunë dhe propagandë ekstreme.

LDK-ja është e vendosur të fitojë zgjedhjet lokale në shumicën e komunave të Kosovës dhe t’ia shkurtojë jetën Qeverisë së pazareve dhe kontrabanduesve.