Avdullah Hoti: Me këtë shumicë parlamentare s’mund të vazhdohet, të gjitha opsionet për rrëzimin e Qeverisë janë në tavolinë

24.11.2017 22:44:37

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se të gjitha opsionet për rrëzimin e Qeverisë janë në tavolinë, pasi vendi më nuk mund të vazhdojë me këtë shumicë parlamentare.

Hoti në një konferencë për media ka thënë se e lëshuan seancën si shenjë pakënaqësie me këtë formë të udhëheqjes dhe funksionimit të Kuvendit.

“Shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës është totalisht e papërgjegjshme karshi obligimeve shtetërore që ka. Ju po e shihni që nuk ka stabilitet institucional në vend dhe kjo u dëshmuar edhe sot sepse seanca u ndërpre në mungesë të opozitës. Ju po e shihni si po funksionon shumica parlamentare, asnjë seancë nuk po mbahet nëse ne nuk jemi në seancë dhe besoj shpejtë qeveria do të bie vet. Edhe mocioni mund të vinë, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Vendi kështu s’mund të vazhdojë më me këtë shumicë parlamentare”, tha ai.