Avdullah Hoti: NDI po jep kontribut të rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës

19.07.2019 11:10:06

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti po qëndron për vizitë në Washington. Në kuadër të kësaj vizite, Hoti ka takuar presidentin e National Democratic Institute”, dhe ambasadorin Derek Mitchell.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se NDI është duke dhënë kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe të Kuvendit të Kosovës në përgjithësi.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës në Washington, takuam Presidentin e “National Democratic Institute”, Ambasadorin Derek Mitchell. Ky institut, nën kryesimin e Madeleine Albright, është duke dhënë kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe të Kuvendit të Kosovës në përgjithësi. Vlerësimet që NDI bënë në Kosovë na kanë ndihmuar shumë në orientimin më të mirë të angazhimeve të Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës. Rregullorja e re e Kuvendit, që është në pritje për miratim, gjithashtu është përgatitur me asistencë të NDI. Ishte kënaqësi të dëgjojmë se NDI do të vazhdojë mbështetjen për jetën parlamentare dhe demokratizimin në Kosovë.